VIDEO/ Basha: Të enjten në orën 10 protestë tek Parlamenti

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur në emër të opozitës së bashkuar, ka falënderuar të gjithë shqiptarë që iu bashkuan protestës.

Duke folur para qytetarëve, Basha tha se nuk do të ketë ndalim deri në rrëzimin e Ramës.

Basha tha se protesta tjetër është ditën e enjte te parlamenti.

‘Nuk pranojmë më asnjë pikë, pa një qeveri të qytetarëve.

Në emër të opozitës ju falënderoj të gjithëve. Ne nuk do të tërhiqemi do të vazhdojmë protestën tonë.

Protestat do të vazhdojmë deri në rrëzimin e narkotrafikantit.

Ju ftoj të enjten në protestën e radhës tek parlamenti’, tha ndër të tjera Basha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Lulzim Basha:

‘Sot çdo kush e ka parë forcën e qytetarëve të bashkuar, të vendosur për të mos pranuar më një kryeministër dhe qeveri të kapur në vjedhje flagrante.

Dua që në emër të opozitës t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë qytetarëve që i dhanë zë revoltës që po e dëgjon gjithë bota.

Le të zotohemi sot se kjo kryengritje do vazhdojë deri në përmbysjen e Ramës.

Të enjten në orën 10:00 vijon protesta’.