Gazi helmues dhe plumbat e gomës/ Reagon avokati i njohur: Vepra të rënda penale

Syri.net ishte portali i parë që publikoi lajmin se, Garda e Republikës sulmoi protestuesit jo me gaz lotsjellës, por me lëndë helmuese, që përdoren vetëm nga ushtria dhe që janë tejet të rrezikshme për jetën.

Por tashmë ka ardhur edhe reagimi nga avokati i njohur Altin Goxhaj, i cili përveç gazit lotsjellës shpjegon edhe mënyrën dhe vendin e përdorimit të plumbave të gomës.

Sipas tij, një veprim i tillë nga forcat e rendit dhe Gardës është shumë i rrezikshëm pasi mund të shkaktojë edhe vdekje të menjëhershme.
Reagimi i Avokatit:

"Goditja me plumba gome nga lartë-poshtë nuk lejohet nga standardet teknike të përdorimit të tyre pasi rrezikojnë të sjellin vdekjen e viktimës  nëse plumbi godet në trurin e vogël apo të shkaktimit të plagosjes së rëndë me pasoja dëme të parikuperueshme për kokën. 
Sot janë filmuar dhe fotografuar me dhjetra raste të përdorimit të plumbave të gomës nga snajper të maskuar në tarracën e Kryeministrisë që godisnin në kënd vertikal 90 gradë protestuesit poshte tyre dhe në mënyrë të veçantë ata që ndodheshin mbi skela, të cilët mund të humbisnin edhe jetën në rast të humbjes së ekuilibrit dhe rënies nga lartësia.

Këto janë shkelje të rënda dhe përbëjnë jo vetëm abuzim me detyrën të urdhëruesve dhe zbatuesve por edhe vepra të rënda penale".