Lufta Inter-Icardi, tifozët 'kapin' Wandan

Tensionet mes Interit dhe Icardit nuk janë shuar dhe vazhdojnë në nivele të larta.

Sulmuesi gjatë këtyre ditëve ka lëshuar disa mesazhe të paqarta në rrjetet sociale, duke rritur dyshimet për largim.

Në situatën e krijuar, sidomos që ka dorë edhe Wanda Nara, gruaja e Icardit, njëherit edhe agjentja e tij.

Kjo e fundit, në mëngjesin e ditës së sotme është sulmuar nga tifozët e Interit.

‘Sportmediaset’ shkruan se tifozët e Interit kanë hedhur gurë në drejtim të Wanda Nara, ndërsa në të gjendeshin edhe fëmijët.

Kjo situatë që po vazhdon të shkojë drejt përshkallëzimit, sigurisht që në fund të sezonit do të sjellë edhe largimin e 25 vjeçarit nga ‘San Siro’.