FOTO/ Protesta, vjen edhe reagimi i delegacionit të BE në Tiranë

Misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë është prononcuar menjëherë pas skenave të dhunshme në protestën qytetare përpara Kryeministrisë me një thirrje: "Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme.

E drejta e qytetarëve për t’u shprehur përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe çrregullimin e mëtejshëm," përfundon deklarata.

Kjo deklaratë pasoi qendrimin që mbajti Ambasada Amerikane në Tiranë disa minuta më parë.