Bayern tronditet para ndeshjes me Liverpool

Shënoi dy gola në fitoren e vështirë që Bayern bëri ndaj Ausburgut dhe u shpall njeriu i ndeshjes.

Por, lojtari u largua me dhimbje nga fusha në fund të ndeshjes, lajm aspak i mirë ky për Niko Kovacin, i cili shpreson të mos jetë diçka serioze.

“Sipas doktorëve, nuk duket shumë mirë për momentin. Do të bëjë (sot) ekzaminime mjekësore për të kuptuar më shumë, shpresoj të jetë i gatshëm për të martën”, deklaroi Kovac.