A ka ndonjë mesazh për Ramën? Basha i prerë: Mesazhin do ta shohë në shesh!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e PD-së, gati 1 orë para nisjes së protestës kombëtare përpara kryeministrisë.

Basha është mjaftuar me dy përgjigje të shkurtra dhe të prera, për pyetjet e drejtuara nga gazetarë të shumtë që kanë rrethuar sot selinë blu.

 “Askush nuk mund ta ndalë protestën” tha ai dhe, pyetjes nëse kishte ndonjë mesazh sot për kryeministrin Edi Rama, Basha iu përgjigj: "Mesazhin do ta shohë në shesh!"/ar.sh/SYRI.NET