VIDEO/ Tripletë ndaj Frosinones, Juventusi i jep sinjal Atletico Madridit

Juventusi fitoi me rezultatin e pastër 3-0 ndeshjen e javës së 24-t të Serie A kundër Frosinones, shkruan Syri.net.

Dybala dhe Bonucci shënuan në pjesën e parë, ndërsa Cristiano Ronaldo në minutën e 63-të i dha avantazhin e trefishtë bardhezinjve.

Të besuarit e Allegrit marrin tri pikët dhe vazhdojnë marshimin drejt titullit, teksa kjo fitore shërbeu si sinjal pozitiv për sfidën e Championsit në mesjavën që vjen me Atleticon e Madridit.