Ja përse amerikanët, gjermanët mirëpresin ndryshimin…

Qytetarët shqiptarët do të demonstrojnë nesër për të larguar Edi Ramën nga zyra e kryeministrit, dhe për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme, e për të mundësuar hapjen e negociatave me BE.

Po jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët, presin me padurim ndëshkimin e kësaj qeverie të korruptuar, të lidhur me krimin e trafiqet dhe që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht.

Për cilët ndërkombëtarë bëhet fjalë? Përgjigja është e qartë: Për të gjithë pa përjashtim… veçanërisht fjala është për amerikanët, për gjermanët, por edhe për britanikët, e të tjerët.

Po përse edhe ndërkombëtarët mbështesin ‘ndryshimin pozitiv…’?

Sepse:

Rama është i vetmi në botë që e ka cilësuar Trump ‘turpin e njerëzimit’ dhe i ka bërë thirrje amerikanëve ‘të mos e votojnë kandidatin Trump si president të SHBA’…Një ndërhyrje e paprecedentë në punët e brendshme të vendit më të fuqishëm të globit.

Rama është njëlloj si shumë diktatorë të tjerë e ka cilësuar Zërin e Amerikës si ‘kazan’ vetëm se Zëri i Amerikës ka publikuar një video ku tregohet sesi Rama për të fituar zgjedhjet ka përdorur kriminelët e të korruptuarit për të blerë votat…

Rama është i vetmi drejtues shqiptar në këto 28 vjet që është rreshtuar me Putin e Erdogan kundër SHBA në disa votime në OKB duke e futur Shqipërinë ne grupin e ‘vendeve jo-mike të SHBA’.

Rama është i vetmi në botë që ka shkuar në takime zyrtare të rëndësishme me atlete dhe brekushe kur vendet serioze e konsiderojnë protokollin një çështje respektimi të rregullave dhe vlerave të përbashkëta. Kjo e ka shtyrë zëvendës-presidentin amerikan ta dëbojë Ramën në momentin kur do të bëhej foto e përbashkët me të gjithë kryetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Apo presidentin francez Makron ti heqë vizën të cilët Rama për më tepër me marrëzinë e tij i ka dhuruar edhe një palë atlete kineze, Dhe ajo që i ka ‘tërbuar’ amerikanët e europianët është se Rama jo vetëm i ofendon duke shkuar në takime me brekushe e atlete por kur shkon te Erdogan kujdeset të vishet siç duhet sepse e di shumë mirë si do të ishte reagimi i tij ndaj një ofendimi të tillë.

Rama është i vetmi drejtues në botë që luan rolin e kllounit në drekat zyrtare duke bërë shaka banale dhe treguar barcaleta të rëndomta, aq sa drejtues të rëndësishëm europianë e veçanërisht gjermanë ja kanë hequr vizën për bezdinë që ju ka krijuar gjatë këtyre eventeve.

Rama është shfaqur në sytë e lidershipit europian, veçanërisht të kancelares Merkel, mosmirënjohës, i pabesë dhe tinëzar, duke i ngulur thikën pas shpine Europës për shkak të angazhimit aktiv së bashku me Vuçiç e Thaçin në një projekt që Merkel, por edhe shumë liderë të tjerë europianë e konsiderojnë një veprim që destabilizon Ballkanit, por edhe shumë i rrezikshëm për BE. Kjo ka bërë që Merkel ta refuzojë Ramën përfundimisht.

Por ajo që e ka klasifikuar Ramën si personin e padëshiruar për të gjithë dhe që duhet larguar sa më shpejt nga drejtimi i vendit, është ajo që është shkruar në Raportin e Pribes, ish drejtorit të Komisionit Europian, për vendet e Ballkanit Perëndimor, se Rama si të gjithë drejtuesit e tjerë aktuale të vendeve të BP ‘ka kapur shtetin’.

Pra që Rama i korruptuar dhe i lidhur me krimin, ka vendosur nën kontroll kuvendin, biznesin, median, shoqërinë civile, drejtësinë dhe zgjedhjet. Dhe Pribe deklaron në raportin e tij se të gjithë kancelaritë e Europës dhe të botës demokratike janë të njohura me këtë gjendje por kanë heshtur deri tani apo nuk kanë vepruar se ‘ende nuk kanë një projekt të qartë për adresimin e gjendjes’; deri tani kanë vepruar vetëm në Maqedoni dhe shumë shpejt kjo gjë do të ndodhë edhe në vendet e tjera, Serbi, Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi dhe BiH…