VIDEO/ Ronaldo shënon ndaj Frosinones dhe largohet menjëherë nga loja

Juventusi po fiton me rezultatin e pastër 3-0 ndeshjen e javës së 24-t të Serie A kundër Frosinones, shkruan Syri.net.

Dybala dhe Bonucci shënuan në pjesën e parë, ndërsa Cristiano Ronaldo në minutën e 63-të i jep avantazhin e trefishtë bardhezinjve.

Portugezi e kryen misionin  etij, teksa sapo shënon, largohet nga fusha e lojës, duke u zëvendësuar nga Bernardeschi.