Anti-mitingu i Ramës, nga Saranda autobusë falas e 5 Euro në xhep

Dita e nesërme i gjen shqiptarët në Tiranë, në protestë kundër Edi Ramës.

Por edhe paraditen e së shtunës, Edi Rama ka organizuar një anti-miting në Vlorë.

Siç shkruan SarandaWeb, zyrtarë dhe punonjës të administratës do të nisen në orën 05:30 nga Saranda drejt Vlorës për të qenë prezentë në Sheshin e Flamurit, aty ku Edi Rama pritet të zhvillojë një anti miting.

Nisja do të jetë e organizuar me autobusë, të cilët do të jenë falas për të gjithë.

Por përveç autobusëve falas,  pjesëmarrësve në këtë udhëtim do tu jepet në formën e dietës ushqimore edhe një shumë të hollash prej 5 Eurosh.