VIDEO/ Rezultat i papritur në Augsburg-Bayern Munchen, 4 gola në pjesën e parë
Mbyllet në barazim 2-2 pjesa e parë e ndeshjes së javës së 22-të të Bundesligës mes Augsburg dhe Bayern Munchen, njofton Syri.net.
Dy herë kaluan në avantazh vendësit, dhe dy herë barazuan bavarezët.
Goretzka shkaktoi autogol që në sekondën e 14-të, teksa vë baraspeshën Coman në minutën e 17-të.
Augsburg rikthen avantazhin me Ji Dong-Won në të 23’, por sërish Coman (45+3’) realizon në portën e vendësve për 2-2.