Pas dështimit me PSG-në, nisin telashet për Solskjaer

Anthony Martial dhe Jesse Lingard do të jenë jashtë fushave dy deri në tre javë, duke humbur ndeshjet ndaj Chelseat dhe Liverpoolit.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i "Djajve të Kuq", Ole Gunnar Solskjaer, i cili shpreson që dy lojtarët në fjalë të rikthehen sa më parë.

Lingard dhe Martial u dëmtuan kundër PSG-së në Champions League dhe të dy u detyruan të lënë fushën e lojës që në pjesën e parë.

Dy mungesa mjaft të mëdha për Manchester United teksa problemet në sulm sa vjen e shtohet ku Sanchez dhe Lukaku janë tërsisht jashtë forme.