VIDEO/ Allegri e rikthen si titullar, Dybala ia shpërblen me supergol ndaj Frosinones

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Frosinones pas 6 minutave lojë në stadiumin “Allianz”.

Ishte Paulo Dybala ai që zhbllokoi rezultatin në këtë ndeshje pas një asisti nga ana e Cristiano Ronaldos, duke shënuar një gol shumë të bukur nga distanca.

Dybala nuk po luante rregullisht kohët e fundit, teksa sot Allegri e aktivizoi si titullar dhe ylli argjentinas ja shpërbleu me supergol.

Më pas, ishte Bonucci (17’) i rikthyer nga dëmtimi, ai që shënon golin e dytë, me bardhezinjtë që udhëheqin 2-0.