VIDEO/ Teuta-Kukësi, pjesa e parë mbyllet me këtë gol nga jashtë zone

Teuta dhe Kukësi po luajnë në “Niko Dovana” ndeshjen e parë të javës së 22-të të Superligës, shkruan Syri.net.

Kuksianët e mbyllin pjesën e parë në avantazhin e një goli.

Në minutën e 37-të, Rexhinaldo gjuan fort nga jashtë zone, duke e dërguar topin direkt në rrjetën e durrsakëve.

Ky ishte goli i vetëm i 45 minutave të para, me Kukësin që shkon i qetë në dhomat e zhveshjes.