15.000 euro dëme, gruaja shqiptare vjedh pronaren në Itali

Një grua shqiptare në Itali është nën hetim, pasi akuzohet se i ka vjedhur nga një të moshuare bizhuteri ari me një vlerë prej rreth 15 mijë eurosh.

Shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, punonte në banesën e të moshuarës, në Jesi të Ankonas, ku merrej me punët e shtëpisë.

Të shtunën, policia mësyu në banesën e shqiptares, ku gjeti edhe disa nga bizhutë e vjedhura. Ajo është denoncuar në gjendje të lirë.

/Syri.net/