Studenti takon Bashën: Nesër në protestë, ne jemi e ardhmja

Gjatë takimit të tij me banorë të Tiranës, një ditë para protestës së nesërme të opozitës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka patur një bashkëbisedim me një student.

Ky i fundit i bëri thirrje të gjithë studentëve që të jenë nesër në protestë në mënyrë që kërkesat dhe problemet e tyre të gjejnë zgjidhje.

“U bëj thirrje të gjithë studentëve që nesër të jenë në protestë për një kauzë të përbashkët. Që ato pika që ne kemi kërkuar të plotësohen sepse e ardhmja jemi ne, studentët e dytë të dhjetorit”, u shpreh studenti.

Nga ana tjetër, Basha e ftoi studentin që t’i bashkohet protestës së Unazës së Re për të ftuar të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës së nesërme në kryeqytet.

Basha iu drejtua në këmbë zonës së Astirit së bashku me të rinjtë