Loja e rrezikshme antishqiptare, që Rama po përgatit në Vlorë!

 

Mbrëmë në daljen e tij televizive, kur u pyet nga Sokol Balla, se ku do të ishte paraditen e të Shtunës ndërkohë që në Tiranë dhe pikërisht përballë zyrës së tij, do të zhvillohet një protestë e madhe, Rama dha një përgjigje ‘mëkmëkëse’.

Tha fillimisht, se zakonisht të shtunave nuk shkonte në zyrë, pastaj se do të vazhdonte axhendën e takimeve nëpër Shqiëri, i cili edhe këtë herë (kur ka protesta në Tiranë) paska rastisur, që do të bëhen sërish në Vlorë ku është edhe deputet.

Por duket se për gjatë gjithë natës, ka marrë informacionin e duhur për pjesëmarrjen historike ditën e nesërme të shqiptarëve në shesh kundër tij dhe nga frika që karakterizon zakonisht në këto raste, ka kaluar në një fazë tjetër; atë për të marrë masa për vetëmbrojtje.

Pasi ka shtuar në kufijtë e një shteti policor demonstrimin e uniformave blu,  bllokimin e rrugëve, mjeteve, hoteleve (madje po bëjnë terror dhe kontroll, edhe për kosovarë) dhe deklaratat kërcënuese të ministrisë së Brendshme, ka vendosur që së bashku me ministrat e tij të instalohet në Vlorë.

Por jo për takime me popullin, siç mashtroi mbrëmë, por për të organizuar një kundër-protestë.

Tashmë është vënë në veprim plani malinj, që ditën e nesërme të mblidhen në sheshin e Flamurit të gjithë militantët e PS-së dhe të punësuarit në administratë, nga Tirana në Sarandë.

Duket se Edi Rama ka dhënë kushtrimin; mblidhuni se mi i morën të gjitha.

Me këtë anti-protestë ndaj popullit shqiptarë, Edi Rama, të kujton përpëlitjet e fundit të Ramiz Alisë që mobilizoi shoqatën e Enverit në Jug, e cila kërcënonte se do të pushtonte Tiranën e përfshirë nga vrulli dhe entuziazmi i trokitjes së demokracisë.

Pasi ka kaq kohësh që po punon fortë dhe më në fund e nxori edhe kokën publikisht, për ndarjen e Kosovës dhe posaçërisht të Mitrovicës së Veriut, tashmë nën panik po luan rrezikshëm edhe lojën e ndarjes së Shqipërisë duke e vendosur ‘kufirin’ (ne dhe ata) Shkumbin e poshtë.

Njësoj siç bëri banditi famëkeq Zani Çaushi në vitin e zi 1997, i cili e vendosi kufirin dhe doganën te Ura e Mifolit.

Ka lëshuar Tiranën me të gjithë ministrat dhe po mbledh me autobusë të gjithë administratën në Vlorë, për të bëre anti-miting kundër popullit të tij të pakënaqur, nga Vermoshi në Konispol.

Kjo lojë e rrezikshme përçarëse që Rama po përgatit në Vlorë kundër popullit, ka vetëm një emër; Antishqiptare!