VIDEO/ Panik në Tiranë. Ja ç'ka ndodhur

Një situatë kaotike dhe njerëz në panik janë parë tek rruga “Bardhyl” në kryeqytet rreth mesditës.

Shkak është bërë tymi që ka mbuluar një objekt që ndodhet në katin e parë të një blloku banimi.

Banorët kanë njoftuar policinë dhe forcat zjarrfikëse që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, siç dëgjohet dhe në videon e bërë publike nga BW.

Paraprakisht punonjësit e lokalit dhe banorët janë përpjekur ta shuajnë vetë.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur dhe përse është shkaktuar zjarri.