‘Në kryeministri ka piktura që vlejnë miliona euro, mund ti vjedhin dhe ja hedhin fajin protestuesve’

Analisti Ilir Babaramo, i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, ka zbuluar se në kryeministri, aktualisht gjendet një koleksion i piktorit të famshëm francez, Marc Chagall, të cilat vlejnë miliona euro.

Babaramo tha se mund të ndodhë që pikturat të vidhen nga pushtetarët dhe më pas faji t’u vihet protestuesve.

Ilir Babaramo: Janë ca piktura të Marc Chagall, edhe kam frikë se mos i marrin edhe thonë i morën protestuesit. I duhet thënë kompanisë së siguracionit t’i heqin urgjent.

Dash Shehi: Aman ku ka Chagall aty, vetëm shkarravinat e Ramës