VIDEO/ Të dashura në jetë, rivale për Shën Valentin

Ato janë shprehur se marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por kanë ecur përpara.

Gjithsesi, këtë herë, në ditën e Shën Valentinit, ato kanë qenë rivale në fushë, në një ndeshje futbolli.

Sulmueset Alisha Lehmann dhe Ramona Bachmann janë prej kohësh në një marrëdhënie dashurie.

Madje ato jetojnë prej kohësh së bashku në Londër. Të dyja luajnë për ekipin kombëtar zviceran të futbollit.

Megjithatë, të dyja luajnë në kampionatin anglez të futbollit për femra, por aktivizohen në dy skuadra të ndryshme.

Alisha aktivizohet me skuadrën e West Ham, ndërsa Ramona luan për Chelsea.

Dhe për ditën e Shën Valentinit, fati ka dashur që të jenë rivale në fushë.

Të paktën për 90 minuta, në ditën e të dashuruarve ato nuk kanë dhënë puthje, por kanë rivalizuar me njëra-tjetrën.

Ndeshja e luajtur sot pasdite në Londër është mbyllur 2-0 me Chelsea dhe Ramona ka ngushëlluar partneren e saj të jetës Alisha për humbjen.