I dha fitoren Interit në Vjenë, deklarata e Lautaro Martinez pas golit me penallti

Menjëherë pas fitores 0-1 të arritur ndaj Rapidit të Vjenës ka folur autori i golit të fitores për Interin, Lautaro Martinez.

“Jam shumë i gëzuar që kam shënuar përsëri. Kemi gjetur fitoren në një fushë të vështirë. Më vjen mirë që kthehemi në Itali me rezultat pozitiv. Në momentin e penalltisë kam marrë topin dhe kam shënuar. Herën e fundit kisha gabuar, ndërsa sot shkoi mirë. Vazhdimësia është e rëndësishme. Jam gati të bëj gjithçka që kërkon trajneri për të mirën e skuadrës. Tani mendojmë për Sampdorian”, u shpreh argjentinasi për “Inter TV”.