Burri i Spiropalit i jep tenderat vëllait të … Elisës, ministrja në vështirësi i kërkon ndihmë Eni Vasilit

Sekretari i Përgjithshëm demokrat Bardhi ka vënë në vështirësi serioze Ministren e Ramës Elisa Spiropali duke ekspozuar një superskandal.
Kështu, Bardhi deklaroi se burri i Elisa Spiropalit, me detyrë drejtor i Ujësjellësit të Fierit, i ka dhënë të gjithë tenderat e kësaj shoqërie shtetërore, për vëllain e …. Elisa Spiropalit.  

E zënë ngushtë, Spiropali i kërkonte me dëshpërim moderatores Eni Vasili që të kalonte pyetjen dhe situate arriti deri aty sa Top Channel futi reklama në mënyrë që Spiropali të “merrte veten”.   

Gjatë debatit Gazmend Bardhi i ka përmendur skandalin tjetër Spiropalit, kur ajo bëri publikë fytyrat e prindërve të vajzës së përdhunuar në Kavajë.