Noka tallet keq me Lleshajn: Të shitën si pasardhës të Kadaresë por dole i Geron Xhafës

“Kurt ë emëruar të shitën si pasardhës së Kadaresë, por të doli kallaji dhe dole pasardhës i Geron Xhafës”.

Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar me këto fjalë ndaj Ministrit të Brendshëm, Sander Lleshaj, i cili i krahasoi aktet e opozitës si shumë të ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin maqedonas në prill të 2017.

Sipas Nokës, Lleshaj po përdoret si manekin nga Rama, të cilit, ciç tha Noka me ironi, Lleshaj i ka dhënë edhe paswordin e trurit.

Ja reagimi i Nokës

“Kur te emeruan te shiten si pasardhes i Kadarese ty z Lleshaj por shpejt te doli kallaji e dole pasardhes i Geron Xhafes. Paswordin e twiterit ja ke dhene Rames.Po na rezulton qe je ne rolin e manekinit dhe i ke dhene dhe pasëordin e trurit..”,- shprehet Noka në Facebook.