VIDEO/ Bojatisja e Ramës nga Paloka, Nishani: Ç'do mbjellësh, do korrësh

Kreu i Keshillit Kombetar te PD, ish-presidenti Bujar Nishani, i ftuar në studion e Syri.net, ka komentuar edhe ngjarjen e sotme në seancë plenare, ku deputeti Edi Paloka sulmoi me bojë kryeministrin Edi Rama.

Sipas ish kreut të shtetit, kjo ngjarje vjen pas sjelljes së kreut të qeverisë, i cili në seancën e shkuar stigmatizoi nënkryetarin e kuvendit dhe opozitës.

“Reagimi i parë do të ishte në një formë bautet, “çfarë do mbjellësh do korrësh. Edhe në vende perëndimore ka ndodhur, rasti më i fundit është ai i Holandës. Janë skenarë që i kemi parë.  Por në perëndim nuk ka ndodhur për shkak të sjelljeve të kryeministrave.

A mundet një kryeministër normal të dalë e të përqesh një deputet, nënkryetar i opozitës, nënkryetar i parlamentit? A mund të ndodhë kjo? Skena që bëri kryeministri ndaj nënkryetarit të Kuvendit dhe opozitës duke stigmatizuar një veçori  apo problem të këtij personi, nuk është karnavalizëm, por të vjen ndot”, është shprehur ish-presidenti Nishani.