VIDEO/ Dënimi i Dajtit, Nishani: Gjyqtarët i dhanë një gjysëm pafajësie

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar në studion e SYRI.net vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, për Dritan Dajtin.

Sipas Nishanit, dënimi me 25 vite i Dajtit, është gjysëm pafajësie.

Sipas kreut të KK-së së PD-së, drejtësia në Shqipëri është e kapur nga policia dhe është vënë në shërbim të krimit.

‘Nuk kemi një vendim unanim të gjyqtarëve për Dritan Dajtin.

Kemi një vendim 3 me 2 ndaj të pandehurit. Kemi publik faktin që një pjesë e trupit gjykues ka qenë kundër këtij vendimi.

Akti është shumë i rëndë, pasi i japin gjysëm pafajësit një eksponentë të krimit, i cili ka vrarë katër oficerë policie.

Me një vendim të tillë, inkurajohet krimin dhe dekurajohen qytetarët.

Kur themi që politika e ka kapur drejtësinë, është një problem shumë i madh, sepse më pas e ka vënë në shërbim të krimit’, deklaroi Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani përballë gazetarit Alen Xhelili në studion e SYRI.net.