Reagon Icardi, kjo FOTO zbulon arsyen përse nuk udhëtoi drejt Vjenës

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka konfirmuar se po merr ndihmën mjekësore në këmbën e tij të djathtë.

Pas lajmit për heqjen e shiritit të kapitenit, Mauro Icardi nuk udhëtoi me skuadrën zikaltër drejt Vjenës në duelin e vlefshëm për Europa League kundër Rapidit.

“Sport Mediaset” njoftoi më herët se Icardi po vuan nga disa probleme muskulore në kyçin e këmbës, shkruan SYRI.net.

Së fundmi argjentinasi postoi një foto në rrjetet sociale duke marrë ndihmën mjekësore për problemin fizik.