Tjetër kallëzim në Prokurori ndaj ministrit Beqaj, PD e akuzon për shpërdorim detyre

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është ndër politikanët shqiptarë që mund të ketë ngjitur më tepër shkallët e gjykatave për tu përballur me akuza nga më të ndryshmet.

Sot ishin deputetë të Partisë Demokratike që kallëzuan penalisht në Prokurori, ministrin e Shëndetësisë Beqaj.

Opozita e akuzon ministrin Beqaj për shpërdorim detyre. Sipas deputetëve demokratë Beqaj, ka ndërhyre në prokurim, duke ndryshuar kriteret për të favorizuar kompaninë “Delta Farma”.

Deputetet Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku u shprehen për mediat se dëmi i shkaktuar nuk është vetëm financiar, por edhe në shëndetin e qytetarëve, pasi është cënuar siguria e barnave.