Pas vdekjes së ish-trajnerit të Man United, Beckham përlot të gjithë me reagimin e tij!

Mëngjesin e sotëm ish-futbollisti dhe trajneri i të rinjve të Manchester United, Eric Harrison ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, David Beckham shkroi fjalë emocionuese për trajnerin që e zbuloi si futbollist dhe që e perfeksionoi në këtë sport, shkruan SYRI.net.

“Kemi humbur mentorin tonë, trajnerin tonë dhe njeriun që na ka formuar si futbollistë. Ai na mësoi se si të luajmë, si të mos heqim dorë kurrë nga ëndrra jonë, sa e rëndësishme është të fitojmë betejat tuaja individuale dhe atë që duhet të bëjmë për të luajtur për Manchester United. Ne nuk do të harrojmë mësimet e jetës që na dhe për një kohë të gjatë. Eric ne ju duam dhe unë jam në borxh për gjithçka që keni bërë”, shkroi ai duke përmendur Gary, Phil, Ryan, Paul, Nicky dhe David.

Gary Neville , David Beckham , Ryan Giggs , Paul Scholes , Nicky Butt dhe Phil Neville ishin futbollistët që u rritën me punën e këtij trajneri të madh.