Shihni si 'kamikazja' Spiropali braktis Ramën, në hall e në rrezik!

Elisa Spiropali që nga dita që është bërë ministre është shndërruar në një “kamikaze”, në mbrojtje të Edi Ramës. Edhe ditën e sotme pas ngjarjes së përlyerjes së shefit të madh të saj, ajo nxitoi përpara kamerave për ta marrë në mbrojtje dhe hedhur akuza ndaj Palokës dhe opozitës, për këto “veprime të turpshme”.  Por duket se rolin prej “kamikazeje” në mbrojtje Skënderbeut të saj, Spiropali e bën  vetëm me fjalë.

Gjatë momentit të aksionit të sotëm të Palokës, ajo ishte në krah të Ramës. Por ndryshe nga të të tjerët aty, në vend që të mbronte shefin nga ky “sulm i rrezikshëm”, Spiropali gati ja mbathi me vrap. Dhe fakti është, që atë nuk e zuri asnjë pikë bojë sepse i morri masat duke e lënë Ramën të vetëm përball Palokës. Shihni videon më poshtë, që të kuptoni, se sa e duan realisht Ramën milionerët-ministra që mban rrotull.