IGJEUM, çfarë sjell moti të premten

Sipas IGJEUM, sot pasdite dhe nesër, 15 shkurt,  priten reshje të dobëta në formë dëbore në veri dhe lindje të vendit, kryesisht mbi 800 m. 

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 12 °C
në vendet e ulëta: 2 / 12 °C
në vendet malore: -4 / 5 °C

Sot pasdite (e enjte dt.14) dhe nesër (e premte dt.15) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe rajonet malore verilindore deri e fortë.