VIDEO/ Bojatisja e Ramës, Garda nis hetime ndaj Palokës

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka bojatisur sot Edi Ramën në kuvend, pas fyerjeve që ky i fundit ka bërë ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha dhe deputetëve në tërësi.

Pas këtij incidenti, mazhoranca ka vendosur për të përjashtuar Edi Palokën nga Kuvendi.

Pas këtij incidenti, Garda e Republikës ka nisur hetimet ndaj Edi Palokës.

Deklaratë e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit:

Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.