Kuvendi miraton protokollin e Maqedonisë në NATO, Xhaferri: Shqipëria mikja besnike

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri ka mbajtur një fjalë në kuvendin e Shqipërisë pas miratimit të protokollit të NATO-s nga deputetët e parlamentit shqiptar.

Ju jeni mbeshtetsi ynë i fortë në të gjithë nismat rajonale dhe ndërkombëtare, tha Xhaferri duke ju drejtuar deputeteve të Kuvendit.

Shqipëria tregoi se është mike besnike e Maqedonisë së Veriut, tha Xhaferri.

‘Fillimisht dua t’ju siguroj se këto situata nuk janë të parat. Kanë kaluar të gjitha sfidat. Qëllimi është ajo që ndodhi paraprakisht.

Ju drejtohem në emrin tim dhe deputetëve në Maqedoninë e veriut të shpreh mirënjohjen që na besuat dhe na mbështetët. Jam dëshmitar i miqësisë së vërtetë.

Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të lidhura me fijet e forta të miqësisë por edhe në fushën e bashkëpunimit politik kulturor.

Jemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie për t ë gjithë pa dallime etnike apo sociale. Synimi ynë është krijimi i një shteti demokratik, prandaj punojmë me përkushtim’, tha Xhaferri.