‘Donte vetë’. Përdhunoi 37-vjeçaren amerikane, ja çfarë thotë 20-vjeçari në polici

Kamarieri 20-vjeçar që akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase amerikane në Tiranë, ka dëshmuar para grupit hetimor se gjithçka ka ndodhur me dëshirën e 37-vjeçares.

Ai pranon se ka kryer marrëdhënie, por sipas tij çdo gjë ndodhi me pëlqimin e saj duke refuzuar akuzat për përdhunim.

Nisur nga rrethanat e ngjarjes, por edhe fakti se ka kaluar shumë kohë nga momenti kur ka ndodhur, një oficere policie e ka shoqëruar shtetasen e huaj në Mjekësinë Ligjore, ku ajo ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë, 37-vjeçarja amerikane kishte disa shenja të dukshme dhune në trup, por do të jetë mjeku ligjor ai që do të përcaktojë kohën e saktë se kur janë shkaktuar dhe në çfarë rrethanash.

Deri atëherë i riu do të mbahet i arrestuar me akuzën “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Ndaj tij bëri denoncim shtetasja amerikane e cila tha se kamarieri e ndoqi deri në shtëpi dhe hyri me dhunë duke kryer marrëdhënie seksuale.