Pas përjashtimit nga skuadra, Icardi shtang të gjithë. Ja çfarë bën mëngjesin e sotëm

Pas lajmit për heqjen e shiritit të kapitenit, Mauro Icardi nuk udhëtoi me skuadrën zikaltër drejt Vjenës në duelin e vlefshëm për Europa League kundër Rapidit.

Por menjëherë ditën e sotme Icardi ka vendosur që të lejë pas inatin dhe të paraqitet i pari në qendrën sportive në “Appiano Gentile”.

Icardi po stërvitet rregullisht në fushë, bashkë me shokët e tjerë të skuadrës, të cilët për shkak të dëmtimeve dhe skualifikimeve nuk kanë udhëtuar me skuadrën në transfertën e Vjenës.

Kujtojmë që ditën e djeshme Interi mori vendimin për të emëruar kapitenin e ri të skuadrës, Samir Handanovic.

Kjo ka acaruar akoma edhe më shumë marrëdhëniet mes sulmuesit argjentinas dhe klubit të Interit që po përgatitet për një divorc të mundshëm mes dy palëve.