Tottenham-Dortmund, notat e lojtarëve. Ja kush ishte më i miri në ‘Wembley’

Tottenhami dhe Borusia e Dortmundit zhvilluan mes tyre në “Wembley” të Londrës” ndeshjen e parë të 1/8-ës së Ligës së Kampioneve, njofton Syri.net.

Skuadra angleze fitoi me rezultatin e pastër 3-0, ku të tre golat u shënuan në pjesën e dytë.

Koreanojugori Son Heung-Min hapi serinë e golave në minutën e 47-të, ndërsa më pas Vertonghen (83’) dhe Llorente (86’) i dhanë fitoren e pastër londinezëve, të cilët shkojnë të sigurt në Dortmund për ndeshjen e kthimit.

Më i miri i takimit ishte Vertonghen, i cili u vlerësua me notën  e lartë 9.3, ndërsa më i dobëti ishte portieri i Dortmundit, Roman Burki (5.7).

Më poshtë janë notat e lojtarëve të të dy skuadrave.