Aksidenti tragjik në Maqedoni, ja mesazhi i Bashës

Pas presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, ka ardhur edhe mesazhi i kreut të opozitës Lulzim Basha lidhur me aksidentin e sotëm në autostradën Tetovë-Shkup.

Kreu i PD-së shpreh ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave ndërsa uron shërim të shpejtë për të lënduarit nga ky aksident.

“Me hidhërim të thelle mësova lajmin e aksidentit tragjik prane Gostivarit. Në keto ore dhimbje dhe tronditje te thellë u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave, shërim të shpejte të lënduarve dhe solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qëndrore të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Basha në mesazhin e tij.

Deri tani raportohet për 13 viktima dhe 32 të plagosur, 4 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.