Grabitje në Elbasan

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se është grabitur një agjenci që jep kredi të vogla.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit

Rreth orës 18.30, në Elbasan, një person i paidentifikuar, ka hyrë në ambientet e një ‘Agjencie për dhënie Kredie të vogla’ dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës thikë ka marrë rreth 50.000 lekë dhe është larguar me shpejtësi.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ka ngritur disa pika kontrolli si dhe po kreh zonën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po grumbullon çdo provë të vlefshme që do çonte në identifikimin e autorit.