Presidenti Meta: Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur trishtimin e tij lidhur me aksidentin e sotëm në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i shtetit shkruan se, ndjehet pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë Maqedonisë së Veriut në këto orë të vështira.

'Thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup - Tetovë.

Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj! 

Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror! 

Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit”, shkruan presidenti Meta në Facebook.

Nga aksidenti në aksin Shkup-Tetovë deri tani kanë humbur jetën 13 persona.