Sulmi ndaj Sonilës për të ‘shpëtuar’ tradhtarët e vërtetë!

Sulmi i një të rrjedhuri ndaj Sonila Meço nuk është aspak ndaj saj, por për të tërhequr vëmendjen nga të vërtetat që Kryeministri i Kosovës tha në emision.

Për të tërhequr vëmendjen pikërisht nga ato të vërteta për politikanë, media dhe biznese që financohen dhe bëjnë lojën e rusëve.

Për të vërtetat që tha që kush mbështet ndryshimin e kufijve është tradhëtar dhe i shërben pikërisht këtyre interesave.

Prandaj Sonilë mos u mërzit, çdokush që do të intervistonte Ramushin me gjithë ato të vërteta njësoj do sulmohej.

Shqiptarëve këtë intervistë sa realiste dhe me pika mbi ‘i’ jo solle ti.

Dhe për këtë merita është plotësisht e jotja.

Sulmi ndaj teje është për të shmangur tradhëtarët e vërtetë. Emri dhe karriera juaj është  një target jashtëzakonisht i mirë për të devijuar vëmendjen nga të vërtetat.

Sot sulmi ndaj teje ishte për të shmangur shënjestrat e vërteta, Hashimi dhe Edi Rama.

Sot u bëre ‘kurban’ nga taktikat rilindase, që kanë zgjedhur te çmendurin ‘T’ të broçullisë për të vetmin qëllim: Të shpëtojnë ushtarët Rama e Thaçi.

Kjo është e vërteta e asaj ‘stuhie’ në gotë.