Akuzat e Ngjelës ndaj gazetares, reagon Manjani: Jam me Sonilën

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me akuzat që avokati Spartak Ngjela I bëri gazetares Sonila Meço, duke e etiketuar këtë të fundit si “misionare ruse”.

Por mes të dyve Manjani zgjedh gazetaren e njohur duke shtuar se ajo është më pak e rrezikshme se ata që marrin vendime për ndarje kufijsh apo ndarje pasurish.

Postimi I Manjanit:

Sonila Meço është Ruse?!!!
Hahahahahahaha...

Punë e madhe! Jam me Sonilën!

Ajo thjesht pyet të ftuarit për të infomuar publikun. Nuk merr vendime as për ndarje kufinjsh e as për ndarje pasurish...

“Një gazetare nga Ora News, një përkrahëse e politikës ruse pyeti mbrëmë kryeministrin e Kosovës, Haradinaj; dhe ky e bëri copë”, shkruante ndër të tjera dje Spartak Ngjela.