Qytetarja "bën për ujë të ftohtë" Ramën: Të kam 100 vota, ndërsa ti...

Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Rrëshenit në kuadër të turit të takimeve për prezantimin e buxhetit 2019.

Por gjatë këtij takimi, kreu I qeverisë është përballur me zemëratën e një qytetareje, e cila e akuzoi atë se nuk kishte bërë asgjë për statusin e minatorit, ndërsa nga ajo kishte marrë plot 100 vota.

 “Unë jam grua minatori, dhe ju nuk e përmendët këtë çështje, por dua të di çfarë do bëhet me statusin e minatorit. Ia kam dhënë prej 30 vitesh PS votën, jam pa parti, por me bindje të majta. I kam dhënë 100 vota, ia kam dhënë PS, t’i deklaroj… tani dua të di për statusin e minatorit”, iu drejtua  ajo Ramës.

Por kryeministri i është përgjigjur me batuta, duke i thënë: “Paske besim të madh tek kushërinjtë”.

Më tej, kryeministri u shpreh se, statuti i minatorit është duke u përfunduar dhe se së shpejtid do të shkojë në Parlament.