Protesta e 16 shkurtit, paralajmërimi i ashpër i deputetit në SYRI.net

Deputeti i PD-së, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka bërë një paralajmërim të fortë për qeverinë e Edi Ramës.

Duke folur në studion e SYRI.net, Noka ka deklaruar se kush do ti pengojë shqiptarët për të ardhur në protestë, do të mbajë përgjegjësi.

‘Gjithkush që do të tentojë të ndalojë, të krijojë probleme me këtë protestë, qoftë edhe me segmentin e autostradës, vullneti politik i shqiptarëve do të bjerë mbi të’, tha  Flamur Noka në SYRI.net, përballë gazetarit Alen Xhelili.

‘Protesta do të shkulë nga rrënjët Rilindjen dhe kryerilindësin Edi Rama.

Gjithkush që do ti dalë përpara qytetarëve do të marrë përgjigjen që meriton. Policia e Shtetit nuk ka për detyrë të kërcënojë shqiptarët që dalin në protestë. Policia ka detyrë ti ruajë dhe sigurojë protestat e qytetarëve.

PD kurrë nuk e ka mbështetur veten e saj në forcën e bandave të krimit.

Gjithkush që do të tentojë të ndalojë, të krijojë probleme me këtë protestë, qoftë edhe me segmentin e autostradës, vullneti politik i shqiptarëve do të bjerë mbi të.

Ato segmente rrugore që qeveria kërkon ti mbyllë nesër e pasnesër, mund të bëhen edhe në ditë të tjera.

Mos ti shkojë ndërmend njeriu që të bllokojë qytetarët ditën e protestës.

Shqiptarët pas datës 16 shkurt do të flasin e ndihen ndryshe, do të lirohen nga Edi Rama. Data 16 është dita kur shqiptarët do ti japin një mesazh Edi Ramës’, u shpreh Flamur Noka në studion e SYRI.net.