Homazhe në nderim të akademik Idriz Ajetit

Arkivoli i trupit të pajetë të Idriz Ajetit ka mbërritur në objektin ASHKA-ut.

Pas pak minutave do të fillojë mbledhja komemorative e organizuar nga kryesia e ASHAK-ut.

Idriz Ajeti e kishte amë shqipen e atë atdheun. Vetë u bë babai i albanologjisë në Kosovë. Shembëlltyrë e studiuesit të historisë së shqipes dhe protagonist i shkëlqyeshëm i botës kombëtare në Kosovën moderne.

Një nga studiuesit më të mëdhenj të historisë së gjuhës shqipe, që studimet e veta i botoi në një seri monografish shkencore, të paraqitura edhe në nivel të librave universitarë e shkollorë, për t’i përhapur si ide e si rezultate për brezat e rinj.