Gjendet i varur në banëse një punëtor i KFOR-it

Një person me shtetësi britanike, që ka punuar në KFOR është gjetur i varur sot në Prishtinë. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 09:00, në rrugën “Behie Dashi” në Prishtinë.

Bëhet fjalë për viktimën mashkull, rreth 60 vjeç.

“Viktima një mashkull rreth 60 vjeç, shtetas i huaj, është gjetur i varur me litar ne shtëpinë ne të cilën dyshohet se ka qene duke banuar i vetëm”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht kanë nisur një hetim lidhur me zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.