Paolo Maldini në përkrahje të protestuesve: Forca Venezuela, edhe pak

Legjenda e futbollit italian Paolo Maldini ka shprehur përkrahjen për mijëra protestuesit në Venezuela, të cilët dje pushtuan sërish sheshet e kryeqytetit Karakas në përkrahje të liderit të opozitës dhe presidentit të vetëshpallur Juan Guaido.

Qeveria e Maduros vazhdon të mbajë kontrollin e vendit përmes dhunës kundër qytetarëve të saj.

Përmes profilit zyrtar në Instagram, Maldini ka shprehur solidaritetin me mesazhet e shkruara në spanjisht “Edhe pak Venezuela” dhe “Venezuela e lirë”.

Maldini është direkt i interesuar për vendin e Amerikës Jugore, pasi gruaja e tij, Adriana Fossa, është pikërisht nga Venezuela, lindur në Karakas më 1968. Çifti, i martuar më 1994, ka dy djem, Christian dhe Daniele.