", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Kamerat e kapin ‘mat’, Di Maria ofendon keq tifozët e Man United

Një episod interesant ka ndodhur mbrëmjen e sotme në sfidën e “Old Trafford” mes Manchester United dhe PSG.

PSG fitoi 2 me 0 ndaj Manchester United, ndërsa Angel Di Maria shpesh herë shpërtheu me nerva kundër tifozëve britanikë.

Gjatë momentit të golit të PSG-së, Di Maria ishte duke festuar ndërsa kjo nuk e ndali atë që të ofendonte tifozët vendas.

‘Fuck off’, bërtiste argjentinasi në drejtim të tifozëve të “djajve tw kuq”.

Gjatë gjithë ndeshjes nuk munguan fyerjet e tifozëve ndaj lojtarit madje as shishet e birrës që shkuan në drejtim të argjentinasit.

Kujtojmë që Di Maria ka veshur fanellën e Manchester United para se të transferohej te PSG-ja.