Vrau gruan, pyetet gardisti: Dyshoja se takohej me të tjerë...

Merret në pyetje 44-vjeçari Alket Arapaj, gardisti që vrau një ditë më parë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij Ervilma Seferi 36 vjeç. Sipas burimeve policore,shpjegohte se Arapaj është shfaqur i paqëndrueshëm psikologjikisht kur është marrë në pyetje.

Ndonëse nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur mes tij e bashkëshortes mëngjesin e djeshëm, ai ka shfaqur shenja xhelozie.

“Më gënjente, nuk ishte e sinqertë me mua. Nuk më tregonte të vërtetën. Kur unë ikja në punë dyshoja se takohej me njerëz të tjerë. Asnjëherë nuk më jepte një version për gjërat që e pyesja”, ka thënë gardisti në polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në banesën e çiftit në Allias. Alketi është babai i një vajze.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”