Humb jetën nën rrotat e një makine, një djalë në Elbasan, fajtori zhduket

Një djalë i ri, 24 vjeç, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm nën rrotat e një makine. Aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan - Metalurgjik, pranë Katundit të Ri.

I riu ka gjetur vdekjen menjëherë, por shoferi që e përplasi nuk ndaloi t'i jepte ndihmën e parë. Shoferi u zhduk me shpejtësi duke përfituar nga gjysëmerrësira dhe me shumë mundësi,  i sigurtë se askush nuk e ka parë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat. 

Policia njoftoi: Më aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin shtetasin G.H., 24 vjeç, banues në Elbasan. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.