VIDEO/ Mbrëmje e errët e Manchester United, PSG drejt çerekfinales

Manchester United zhvilloi ndeshjen e parë të 1/8-ave të finaleve të Champions League kundër PSG, shkruan Syri.net.

Edhe pse luante para publikut të vet në “Old Traford”, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk ishte në gjendje të përballonte kampionët e Francës, që fituan pastër 2-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën shënojnë francezët.

Është Kimpembe, i cili në minutën e 53-të i harruar i lirë brenda zone pas një goditje këndi e shtyn topin për në rrjetë.

Kaq u duhet francezëve, të cilët më pas me Mbappe shënojnë dhe golin e dytë në minutën e 60-të.

Me avantazhin e dy golave, PSG do ta ketë të thjeshtë në sfidën e kthimit në Paris kualifikimin për në çerekfinale.

Në fund, Paul Pogba nëshkohet me karton të kuq, duke e bërë më të errët mbrëmjen e anglezëve.