Shifër e çmendur/ Haradinaj: Ja sa vlen Veriu i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se, Veriu i Kosovës vlen plot 500 miliardë dollarë ndaj dhe nuk do të pranojë kurrë t'ia japë atë Serbisë.

Deklarata erdhi gjatë intervistës për “Tempora” në Ora News.

"Kushdo që lëviz në kufij është në agjendën e Putinit. Ridizanjimi i kufijve është agjentë e Putinit. Me ju thënë shqiptarëve jepni veriun 500 miliardë dollarë, ku Shqipëria buxhetin vjetor e ka 4 miliardë dhe Kosova 2 miliardë. Krejt është kalkulim i agjenturave të Moskës, në të cilën kanë rënë në grakcë plot në Kosovë dhe në Shqipëri dhe kanë marrë paret e tyre", është shprehur Haradinaj, por pa përmendur emra konkretë.